LUCAS MOURA

PSG official site
Përfundoi pritja
1 January, 2013 @20:18
Në ditën e parë të vitit 2013, u bë edhe transferimi i parë i skuadrës, Paris Saint Germain, për afatin kalimtar të janarit. Milionerët nga Parisi sot e zyrtarizuan marrëveshjen me talentin brazilian, Lucas Moura, me të cilin kishin arritur marrëveshje muaj më parë.
Lucas, i cili në PSG u transferua nga skuadra braziliane, Sao Paulo, nënshkroi kontratë 5 vjeçare me parisienët, ndërsa nga dëmshpërblimi i tij, Sao Paulo përfitoi plot 40 milionë euro.