SONTE
Gati për Belgjikën
Teksti: FFK
21 October, 2021 @11:40
Para ndeshjes kualifikuese për Botërorin “Australia&Zelanda e Re”, kundër Kombëtares së Belgjikës, Dardanet mbajtën stërvitjen e fundit, të përkushtuara dhe me një angazhim maksimal, në mënyrë që në këtë ballafaqim të nxjerrin më të mirën.
Gjatë seancës stërvitore përzgjedhësja Afërditë Fazlija dhe shtabi teknik, provuan disa prej taktikave të lojës, duke u bazuar edhe në lojën e belgeve.
Po ashtu ushtruan edhe gjuajtjet e lira, ato nga këndi si dhe mbrojtjen e fortë dhe kundërsulme të shpejta.
Atmosfera është mjaft e mirë, ndërsa gjendja shëndetësore e futbollisteve është e mirë. Para ndeshjes kundër Belgjikës e cila do të zhvillohet më 21 tetor në orën 20.00, futbollistet u shprehen të gatshme për të dhënë më të mirën.
Kosova në dy ndeshjet e para të Grupit F ka fituar vetëm një pikë dhe ka një barazim dhe një humbje nga këto dy ndeshjet me gol-dallim, -3.