WES

RUETERS/Osman Orsal
Gati për derbi ndaj Besiktasit
23 January, 2013 @9:40
Buja e krijuar me ardhjen e mesfushorit holandez në Turqi, Wesley Sneijder, ka përfunduar në mënyrën më të mirë për gjigandin turk.
Ylli i Holandës, Sneijder, dje para mediave ka nënshkruar kontratën 3.5 vjeçare me Galatasarayin, derisa mijëra tifozë e pritën në aeroport një ditë më parë.
Ish mesfushori i ekipeve të mëdha europiane si Ajax, Real Madrid dhe Inter, ka befasuar botën e futbollit duke zgjedhur ligën turke para ligave tjera më të mëdha europiane.
“E kuptova se sa i madh është Galatasarayi me të ateruar në aeroport,” ka thënë Sneijder ndër të tjera pas nënshkrimit të kontratës.
Ai gjithashtu ka bërë të ditur se është në formë të mirë dhe se pret vetëm vendimin e trajnerit, Fatih Terim, për tu paraqitur në ndeshjen derbi të fundjavës ndaj Besiktasit.
“Derbi ndaj Besiktasit është vendimtar. Jam kthyer nga lëndimi moti. Ndërsa jam stërvitur vetë. Jam në formë të mirë dhe nëse trajneri vendos, unë do të doja të luaja në derbi,” ka thënë Sneijder, i cili brenda ditës kishte marrë informatat për ndeshjen e ardhshme derbi të ekipit tij të ri.
Galatasaray është lider i Superligës turke me 33 pikë, derisa përcjellësi i parë i tyre është Besiktas, me 31 pikë. Derbi i madh i Stambollit ndërmjet këtyre klubeve luhet të dielën në ora 18:00.