Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRISHTINË

Gauthier Mankenda kalon te Liepaja

Gauthier Mankenda kalon te Liepaja


27 June, 2022 @12:02

Njëri ndër futbollistët e dalluar të Prishtinës, që vite me radhë qëndroi në kryeqytet të Kosovës - Gauthier Mankenda, është bërë anëtar i ri i ekipit letonez, Liepaja.

Futbollisti nga RD Kongo, Mankenda ka kaluar gjashtë stinorë të plotë te Prishtina. Vlera e tij në transfermarkt.de llogaritet të jetë rreth 150 mijë euro, ndërsa 24-vjeçari në stinorin e fundit ka shënuar katër e ka asistuar në tre gola të Prishtinës.

Agjensioni i Mankendës ka bërë të ditur se kongolezi ka nënshkruar me Liepajën, që për fat do ta takojë futbollistin me një ekip kosovar në kualifikime për Ligë të Konferencës, Gjilanin.

Prishtina, ende nuk ka zyrtarizuar largimin e lojtarit të cilit kontrata i përfundoi këtë verë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga