Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TREPÇA'89 2-3 MALISHEVA

Gavazaj i sjell fitore të rëndësishme Malishevës

Foto: FCMalisheva/fb

Gavazaj i sjell fitore të rëndësishme Malishevës


3 September, 2022 @19:10

Mesfushori i njohur që ka bërë karrierë në disa ekipe të Kosovës, Alush Gavazaj, ka qenë i saktë në tentimet e tij në pjesë të dytë, ndërsa Malisheva ka regjitruar fitoren e parë sezonale jashtë shtëpisë duke e mposhtur Trepçën’89 në Riza Lushta të Mitrovicës.

Trepça’89 2-3 Malisheva [Christian Mba 42, Erdin Dushi 89 - Medin Bajrami 25, Alush Gavazaj 56, 69].

Trepca'89 vs. Malisheva

Mitrovicasit u këndellen kah fundi i pjesës së parë, pasi që golashënuesi më i mirë i tyre këtë sezon Christian Mba barazoi pas asistimit të Erdin Dushit, duke neutralizuar rezultatin, pasi që mysafirët kishin avancuar me Medin Bajramin, që kishte shënuar pas asistimit të Yoan Olivierit.

TABELA AKTUALE

Mirëpo starti i mirë i ekipit të drejtuar nga Arsim Thaçi në pjesë të dytë, si dhe golat e Alush Gavazajt bën që Malisheva të merr tri pikë të jashtëzakonshme si mysafir.

Deri në fund, mundi i ekipit të Shpëtim Idrizit u shpagua sa për të minimizuar humbjen, kur Erdin Dushi shënoi për përfundimtaren 2-3.

Malisheva me katër ndeshje të zhvilluara ka 2 fitore, sa ka edhe humbje, ndërsa Trepça’89 mbetet pa fitore ende, me dy pikë të fituara nga katër duele të zhvilluara!

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga