Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

E FUNDIT

Gentjan Mezani jep dorëheqje

Gentjan Mezani jep dorëheqje


30 November, 2020 @14:05

Trajneri i deritashëm i Gjilanit, Gentjan Mezani, ka dhënë dorëheqje dje menjëherë pas humbjes në derbi nga Drita.

Gjilani sot ka zyrtarizuar se ka pranuar kërkesën e trajnerit, që kishte ofruar dorëheqjen e tij dhe i ka uruar suksese në vazhdim të karrierës.

Për më tej, Gjilani ka bërë të ditur se në vazhdim ekipin kuqebardhë nga qyteti anamoravas do ta drejtojë drejtori sportiv i skuadrës Sallah Sherifi.

Kujtojmë Gjilani u mposht në mënyrë dramatike nga Drita dje në derbin lokal, duke qenë se humbi në minutat e fundit të ndeshjes kur pranoi dy gola për përfundimtaren 2-3.


 
Të gjitha lajmet nga