Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MALISHEVË

Gentrit Dumani nuk vazhdon me Malishevën

Gentrit Dumani nuk vazhdon me Malishevën


26 June, 2022 @20:25

Futbollisti i deritashëm i Malishevës, Gentrit Dumani, ka bërë të ditur se nuk ka vazhduar marrëveshjen me ekipin e Superligës dhe ka falenderuar ekipin për bashkëpunimin që e kishte.

Mbrojtësi i majtë që në stinorin e kaluar ka pasur 30 paraqitje për klubin në fjalë, në llogarinë personale të Facebookut ka bërë të ditur se është ndarë me ekipin derisa ka falenderuar të gjithë, duke i uruar sukses klubit.

“Nga sot nuk do të jem më pjesë e FC Malisheva. Falenderoj kryesinë, të gjithë trajnerët dhe bashkëlojtarët, tifozët Tornado për mbështetjen e dhënë. Klubit i dëshiroj suksese në vazhdim,” ka shkruar Dumani.

Malisheva që debutoi në Superligë në stinorin 2021/22 ka siguruar edhe stinorin e radhës 2022/23 aty, duke fituar ndeshjen e barazhit ndaj Vushtrrisë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga