Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GETAFE 1-0 REAL MADRID

Getafe befason! Madrilenët humbin rastin për ngritje të epërsisë

Getafe befason! Madrilenët humbin rastin për ngritje të epërsisë


2 January, 2022 @16:15

Real Madrid ka humbur rastin që të çojë në 11 pikë larg lidershipin në krye të LaLigas, pasi që ka nisur vitin me hubmje ndaj Getafes.

Getafe 1-0 Real Madrid [Enes Unal 9].

Getafe i ka shënuar Real Madridit për herë të parë gol që prej marsit 2018, ndërsa pas golit të shënuar nga turku Enes Unal, më së afërmi për të barazuar rezultatin ka qenë Luka Modric - që goditi pingulen e portës së vendasve.

Dominimi i Realit u pa në lojë, veçanërisht në pjesë të parë, por David Soria në portë të Getafes, nuk kishte shumë punë - por dy intervenime të tija siguruan fitoren.

 

 



Notat e lojtarëve:

Getafe: Soria 8, Olivera 6, Cuenca, Mitrovic 7, Cabaco 6, Suarez 7, Alena 6, Arambarri 6, Maksimovic 7, Unal 8, Sandro 6. Subs: Mata 6, Florentino 6, Jankto 6, Nyom 6.
Real Madrid: Courtois 5, Vazquez 7, Militao 5, Alaba 6, Mendy 6, Modric 7, Casemiro 8, Kroos 6, Asensio 6, Rodrygo 6, Benzema 6. Subs: Hazard 6, Marcelo 6, Isco 6, Mariano 6, Peter 6.

 
Të gjitha lajmet nga La Liga