NË GJILAN
Gëzim Gashi kalon te Drita
29 December, 2016 @15:26
Futbollisti i deridjeshëm i Hajvalisë, Gëzim Gashi, është lojtar më i ri i Dritës.
Njoftimin e ka dhënë vetë klubi bardhekaltër nga Gjilani që drejtohet nga Ismet Munishi trajner, përmes një njoftimi në Facebook.
Gashi, është përforcimi i tretë i Dritës që u bë brenda dhjetorit 2016 pas Qëndrim Sejdiut dhe Armend Kastratit.
Këtë stinor, Gashi ka qenë startues në 10 ndeshje për Hajvalinë, derisa ka regjistruar tre kartonë të verdhë.
Gashi edhe në stinorin e kaluar ka qenë pjesë e Hajvalisë, me të cilën ka pasur 28 paraqitje, duke përfunduar nënkampion i Kosovës.
Drita, që po lufton për mbijetesë në Superligë këtë stinor, ka planifikuar që të kalojë fazën e parë përgatitore messezonale në mal, ndërsa pas kësaj, bardhekaltërit do të marrin rrugë për bregdet, ku do të praktikojnë fazën e dytë të stërvitjeve me top dhe me ndeshje miqësore.