SHQIP NË BOTË

Muriqi shpërdoron penalltinë, kundërpërgjigjet me gol
29 December, 2016 @15:07
Në takimin që Genclerbirligi e luajti sot në kuadër të Grupit C të Kupës së Turqisë ndaj skuadrës Amedspor, protagonist ishte edhe Vedat Muriqi, sulmuesi shtatlartë i Përfaqësueses së Kosovës.
Takimi u mbyll me shifrat 6-0, ndërsa prizrenasi shënoi njërin nga golat e skuadrës së tij. Për më tepër, Muriqi e humbi një penallti në minutën e 30’ të takimit, por fatmirësisht kjo nuk ndikoi në fitoren e ekipit të tij.