ARSENAL

Mustafi rikthehet në stërvitje
29 December, 2016 @12:10
Pas mungesës disa javore për shkak të lëndimit, Shkodran Mustafi është rikthyer në stërvitje të plotë me skuadrën e Arsenalit.
Qendërmbrojtësi nga Gostivari pësoi një tërheqje muskulore dhe ishte i detyruar të qëndronte jashtë fushave, ndërsa kjo siç duket doli të ishte një ‘ogur’ i keq për skuadrën e Wengerit, e cila humbi 2 ndeshje radhazi pa Mustafin në mbrojtje.