TALENTI
Mërgim Berisha deri më 2020 me Salzburgun
28 December, 2016 @16:12
Sulmuesi i talentuar, Mërgim Berisha, ka nënshkruar kontratë të re me skuadrën e tij nga Austria, Red Bull Salzburg.
Sipas kësaj kontrate, 18 vjeçari do të mbetet pjesë e Salzburgut deri në vitin 2020, bën të ditur faqja zyrtare e klubit austriak.
“Unë kam ardhur këtu në moshën 10 vjeçare dhe kam kaluar nëpër të gjitha ekipet e të rinjve. Jam shumë i kënaqur që kam nënshkruar kontratë me ekipin e parë. Ndihem shumë mirë këtu dhe për këtë arsye vendimi për të qëndruar në Salzburg nuk ka qenë i vështirë për mua,” tha Berisha me rastin e nënshkrimit të kontratës së re.
Futbollisti në fjalë së fundi ishte i huazuar në ligën e dytë të Austrisë te skuadra Liefering, me të cilën ka shënuar 11 gola në 19 paraqitje, ndërsa nga 1 janari do t’i bashkohet ekipit të parë të Salzburgut, ku do ta gjejë edhe reprezentuesin kosovar, Valon Berishën.