LUKAS PODOLSKI
Galatasaray mund të pasurohet
28 December, 2016 @10:05
Skuadra e Galatasarayit pritet të pasurohet mirë gjatë afatit kalimtar të janarit.
Së paku kështu shkruajnë mediat gjermane sot, që pretendojnë se sulmuesi i Galatasarayit, Lukas Podolski, është bërë synim i ekipit kinez Guangzhou Evergrande.
E ekipi kinez është i gatshëm të ofrojë 20 milionë euro dëmshpërblim për lojtarin gjerman, si dhe rrogë vjetore prej 9 milionë euro për Podolskin.
Guangzhou Evergrande udhëhiqet aktualisht nga trajneri Luiz Felipe Scolari.