LEICESTER CITY
Kampioni në telashe serioze
27 December, 2016 @13:34
Humbja e djeshme e Leicester Cityt nga Evertoni 0-2 në King Power, ka futur ekipin në krizë të thellë të rezultateve dhe tashmë edhe nga analistët po vlerësohet se nëse nuk pason këndellja, kampioni mund të bie nga Premier Liga!
“Leicester duhet të këndellet shpejt. Janë duke u futur në telashe serioze tash,” ka thënë Ian Wright, ish-sulmues i Arsenalit që punon si analist i BBC-së aktualisht.
I të njejtit mendim ka qenë edhe legjenda e golave në Premier Ligë, Alan Shearer.
“Vetëm një fitore në 9 ndeshjet e fundit tregon mjaft. Leicesterit në këtë ndeshje i mungoi Christian Fuchs dhe në veçanti, Robert Huth,” ka thënë Shearer, koleg aktual i Wrightit.
TABELA AKTUALE E PREMIERLEAGUE
Ndërkaq, trajneri italian i kampionit, Claudio Ranieri në deklaratën e tij pas ndeshjes ka thënë se gjërat po vështirësohen tash për skuadrën e tij.
“Kishim lojën në kontroll por pas një krosimi të gjatë të papritur dhe reagimit të vonshëm, ata shënuan. Këtë stinor shkon në këtë mënyrë - asgjë nuk është në vijë, kurgjë nuk është lehtë. Duhet të punojmë shumë për të reaguar,” ka thënë Ranieri.
Leicester City kampion aktual i Premier Ligës është në pozitën e 16 të klasifikimit tabelar me 17 pikë të mbledhura pas 18 xhirove. Vendi i fundit në klasifikim është vetëm 5 pikë larg kampionit që po vuan këtë stinor dhe ka vetëm 4 fitore nga 18 ndeshje.