HULL vs MAN CITY
City kërcen në vend të dytë
26 December, 2016 @20:04
Hull City ka pasur paraqitje të mirë dhe ishte shumë afër të ndalë Manchester Cityn në barazim, derisa Andrew Robertson pa nevojë rrëzon Raheem Sterlingun në zonë për të shkaktuar penallti.
E mjeshtri i 11 metërshave, Yaya Toure, nuk ka dështuar t’i jep epërsinë ekipit të Pep Guardiolës që pastaj morri kontrollin e rezultatit dhe përmes talentit Kelechi Iheanacho siguroi fitoren, ndërsa një autogol në fund përcaktoi përfundimtaren, 0-3.
TABELA AKTUALE E PREMIERLEAGUE
Me këtë fitore, City kalon në pozitë të dytë përkohësisht në tabelë, ndërsa është 7 pikë larg liderit Chelsea.