LIDERI VJESHTOR
4 miqësore në Antalya për kampionin vjeshtor
26 December, 2016 @14:48
Liderja e Superligës së Kosovës, Trepça’89, do të shkojë për përgatitje në Antalya të Turqisë.
Aty, janë siguruar katër ndeshje miqësore për skuadrën mitrovicase, që pritet të bëj gati edhe më mirë lojtarët e drejtuar aktualisht nga Veton Çitaku për titullin e parë kampion.
Trepça’89 do të niset më 28 janar 2017 për në Antalya, ndërsa do të qëndrojë aty deri më 10 shkurt 2017.
MIQËSORET E TREPÇËS'89:
30 JANAR 2017 | TREPÇA89 - ASTANA (KAZ) | ||
2 SHKURT 2017 | TREPÇA89 - RABOTNICKI (MAQ) | ||
5 SHKURT 2017 | TREPÇA89 - IRTYSH PAVLODAR (KAZ) | ||
8 SHKURT 2017 | TREPÇA89 - OLIMPIK DONETSK (UKR) |