MËRGIM MAVRAJ
Gjigandët turq, ndjekin Mavrajn
25 December, 2016 @10:40
Pas interesimit të shfaqur nga Hamburgu ditë më parë, mediat lokale të Kolnit pohojnë se edhe gjigandët turq, Besiktas dhe Galatasaray, po ndjekin nga afër qendërmbrojtësin e kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj.
Geissblog Koln pohon se klubet turke janë të gatshme të japin deri në 1.3 milionë euro për ekipin e Kolnit, që këta të fundit t’ia lëshojnë Mavrajn 30 vjeç.
Mavraj nuk ka vazhduar ende kontratën me Kolnin, ndërsa në qershor 2017 do të mbetet lojtar i lirë.