NË GJILAN
Drita së pari në mal, pastaj në det
26 December, 2016 @15:06
Futbollistët e Dritës do të djersiten mirë e mirë përgjatë përgatitjeve messezonale. Trajneri Ismet Munishi do të aplikojë për herë të parë atë që e ka përjetuar si lojtar në Slloveni e Turqi te futbollistët bardhekaltër nga Gjilani.
Plani është që të shkohet së pari në Bogë të Rugovës, ku futbollistët do të kenë vrapime malore dy herë në ditë dhe një stërvitje tjetër në sallë fitnesi.
Pas kësaj, kur lojtarët të mbushen kondicion do të zbarkojnë edhe në bregdet diku, për të zhvilluar miqësoret dhe përgatitjet me top, ka bërë të ditur Koha Ditore sot, planet e ekipit të Dritës, që po lufton për mbijetesë në Superligë, ndërsa do të tentojë edhe Kupën e Kosovës në këtë garë.