TRANSFER
Berisha i bashkohet Balajt e Roshit
26 December, 2016 @22:33
Mesfushori ofansiv i Anzhit, Bernard Berisha, ka arritur marrëveshje me skuadrën çeçene, Terek Grozny, në të cilën luan edhe dyshja e kombëtares shqiptare, Bekim Balaj dhe Odise Roshi.
Tashmë dy skuadrat që garojnë në kampionatin rus kanë arritur marrëveshjen ndërmjet tyre për transferimin e futbollistit, ndërsa në ditët në vijim pritet nënshkrimi i kontratës 3.5 vjeçare e Berishës me Terekun.
Bernard Berisha ka shkëlqyer me Anzhin, duke arritur të futej madje në formacionin më të mirë të këtij gjysmëstinori në Rusi.