PRANË REKORDIT
A mund ta thyejë Chelsea rekordin e Arsenalit?
27 December, 2016 @13:56
Ekipi i Chelseat nën drejtimin e Antonio Contes ka marrë një seri pozitive, më të mirën në histori, prej 12 fitoreve radhazi.
Tashmë, ata janë pranë rekordit që e mban Arsenali dhe duhet të shënojnë vetëm edhe 3 fitore në ndeshjet e radhës për të thyer rekordin e topçinjëve.
Arsenal ka shënuar 14 fitore me radhë, ndërsa Chelsea 12. Tre ndeshjet e radhës për Chelsean në Premier Ligë janë këto: Chelsea - Stoke City (30 dhjetor 2016), Tottenham - Chelsea (4 janar 2017) dhe Leicester - Chelsea (14 janar 2017).
A do t’ia arrijnë ta shënojnë këtë rekord, mbetet të shihet brenda ditëve të ardhshme.