Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MBIJETESA NË BUNDESLIGË

Gjasula ra, Rashica e Berisha vendosin në xhiron e fundit

Gjasula ra, Rashica e Berisha vendosin në xhiron e fundit


22 June, 2020 @14:21

Të tre skuadrat e fundit në Bundesligë 2019/20 kanë nga një shqiptar në ekip. Paderborni i Klaus Gjasulës tashmë ka rënë nga Bundesliga dhe do të garojë në Bundesliga 2 në stinorin 2020/21.

Ndërsa në garë për vendin që jep mundësi ndeshjeje PlayOuti janë Werder Bremen i Milot Rashicës dhe Fortuna Dusseldorf i Valon Berishës - të dy reprezentues të Kosovës.

Skuadra e Valonit ka dy pikë më shumë sesa ajo e Milotit. Fortuna është mysafire e Union Berlinit në xhiron e fundit. Këta të fundit kanë siguruar mbijetesën dhe nuk kanë kurrëfarë presioni në këtë duel.

Në anën tjetër, skuadra e Milotit duhet të fitojë dhe të shpresojë që Fortuna të mposhtet. Werder ndeshet me Kölnin në shtëpi. Köln ka siguruar mbijetesën.

Të gjitha ndeshjet e xhiros së fundit të Bundesligës do të zhvillohen më 27 qershor 2020 me fillim prej orës 15:30.

Skuadra që do të përfundojë e treta nga fundi do të ketë mundësinë e shpëtimit duke luajtur ndeshje të PlayOuti me ekipin e tretë më të mirë nga Bundesliga 2.

Pas dueleve vajtje-ardhje, fituesi i saj siguron stinorin në Bundesligë.


 
Të gjitha lajmet nga Bundesliga