BRAZILI - BELGJIKA
Gjenerata e artë belge, pranë historisë
6 July, 2018 @21:48
Djelmoshat që pritej të shpërthenin në europianët dhe botërorët e kaluar, me pjekjen në moshë dhe selektorin trim, Roberto Martinez, që sulmoi me futboll të bukur, kanë arritur gjysmëfinalen e parë të Botërorit pas ekipit të Enzo Scifos e Jan Cuelemansit historik (Mexico’86).
Belgjika kaloi në epërsi përmes autogolit të Fernandinhos, derisa në minutën e 31-të, Kevin De Bruyne e dyfishoi epërsinë.
Zëvendësuesi Renato Augusto, shënoi në minutën e 76-të për Brazilin pas asistimit të Coutinhos, por nuk mjaftoi për ta vazhduar aventurën më shumë dhe u eliminuan në çerekfinale.
Belgjika në gjysmëfinale do të përballet me Francën më 10 korrik.