URUGUAJI - FRANCA
Griezmann gol-asist, Franca në gj’finale
6 July, 2018 @17:54
Franca është në gjysmëfinale të Botërorit Rusia 2018. Ekipi i Didier Deschamps u tregua shumë i fortë për Uruguajin e hendikepuar pa Edinson Cavanin, për të shënuar fitore 2-0 në fund.
Ka qenë Antoine Griezmann, protagonist kryesor i ndeshjes, që me asist në golin e parë dhe gol për vulosje të epilogut të takimit ka thënë fjalën e fundit në ndeshje.
Griezmann asistoi për Raphael Varanen në pjesë të parë, ku ky i fundit shënoi me kokë për 1-0. Ndërsa në pjesë të dytë, një goditje e tij e fuqishme nga distanca, la Fernando Musleran e pafuqishëm, të dërgojë topin drejt rrjetës, kur i devijoi topi nga shuti i sulmuesit të Atletico Madridit nga dora.
Franca tashmë arrin në katërshen e fundit të turneut, ndërsa aty do të pret fituesin e ndeshjes Brazili-Belgjika që luhet më vonë.