NË PRIZREN
Liria emëron Bedridin Gjinalin trajner
6 July, 2018 @10:46
Pas ndërrimeve në kryesi të klubit, Liria përfundimisht ka vendosur trajnerin e ri të klubit që do të merr drejtimin e skuadrës për stinorin 2018/19.
Bedridin Gjinali, emër i njohur i futbollit kosovar, jo vetëm në Prizren, pas viteve të punës me gjenerata të reja - tashmë do të ketë në dorë skuadrën seniore të Prizrenit.
Liria do të drejtohet nga Bedridin Gjinali në stinorin 2018/19, ndërsa ekipi do të ketë punë të vërtetë në konsolidim, pasi që pjesa më e madhe e lojtarëve bazë të stinorit të kaluar tashmë kanë nënshkruar për skuadrat tjera gjetiu.
Në stinorin 2017/18 Liria përgjithësisht tregoi një performancë tepër të mirë, duke qenë deri vonë në treshen kryesore të kampionatit dhe futej në listë në kandidatë për titull.
Mirëpo, kah fundi i stinorit ekipi pësoi disa humbje dhe përfundoi në pozitë të pestë, që gjithashtu konsiderohet sukses.
Liria në stinorin e kaluar u drejtua nga korçari Bledi Shkëmbi, i cili ka qenë ndër trajnerët e paktë që ka mbijetuar stinorin e Superligës prej fillimit deri në fund të saj.