ATERON FC EUROPA
Vjen rivali i Prishtinës
4 July, 2018 @8:53
Skuadra nga Gjibraltari, FC Europa, ka arritur në këto çaste në Kosovë. Stafi dhe lojtarët e ekipit kanë ateruar në aeroportin Adem Jashari, ndërsa futbollistët janë dukur të jenë në humor të mirë, por edhe pak në dilemë duke qenë se është hera e parë për ta ardhja në Kosovë.
Europa dhe Prishtina kishin barazuar një javë më parë në Gjibraltar 1-1, ku bardhekaltërit i kishte shpëtuar transferi i ri, Meriton Korenica, me një gol të bukur nga gjuajtja e lirë.
Nesër, me fillim nga ora 19:00 në stadiumin Adem Jashari të Mitrovicës, Prishtina në cilësinë e vendasit dhe me një gol të shënuar si mysafir, llogaritet të ketë një avantazh të lehtë, së paku në letër.