SHKRIM I EDINSON CAVANIT
Cavani: Letër vetes 9 vjeçar
Përktheu: G. TULI
3 July, 2018 @0:06
I dashuri nëntë vjeçari Edinson,
Unë po ia shkruaj këtë fëmiut të lagjes që të gjithë e thirrnin “Pelado (Krytullac)”.
Krytullac.
Kur ishe një fëmijë, nuk kishe shumë flokë. Të rriteshin me ngadalësi. Çfarë fati i keq! Asgjë nuk mund bëje për të. Pra, në sajë të kreativitetit së familjes tënde, ti ishte gjithnjë Pelado.
Epo, unë jam i lumtur të them ty se gjatë 20 viteve të ardhshme, futbolli do të ndryshojë jetën tënde në shumë mënyra. Disa të mira, disa jo aq të mira. Futbolli, madje do të ndihmojë të heqësh qafe edhe atë pseudonimin. Shikoni, është një djalë që quhet Gabriel Batistuta. Ti nuk e njeh akoma, sepse programi i vetëm që ke durimin të ulesh dhe të shikosh është Tom and Jerry. Vëllau më i madh Nando do të jetë i pari që do të frymëzohet nga Batistuta. Ai do të fillojë të refuzojë të shkojë tek berberi. Ai do të fillojë të përdorë kondicionerin e mamasë tënde. Dhe përfundimisht, ai do të fillojë të duket saktësisht si Batigoli madhështor. Kur ai është duke vrapuar në një fushë futbolli, me flokët e tij të gjata të kapura mbrapa me një lidhëse këpucësh, kjo do të jetë gjëja më cool që ke parë ndonjëherë.
Përfundimisht, do të marrësh guximin t’i thuash nënës tënde, “Jo më qethje të flokëve”.
Ti jeton jetën tënde jashtë, me një top në këmbët tua. Kjo është rruga në Amerikën e Jugut. Ti nuk din asgjë ndryshe. Sidoqoftë, çfarë ka brenda? Asgjë argëtuese. Asgjë interesante. As PlayStation. As televizion të madh. Ti madje nuk kishe as edhe një dush të nxehtë. Nuk ka ngrohje. Në dimër, sistemi juaj i ngrohjes përbëhet prej katër batanijeve komode. Kur don të kesh banjo, ti merr një shishe me ujë dhe e ngroh atë mbi sobën me vajguri. Është shumë e rëndësishme të qëllosh raportin e duhur të ujit të ftohtë dhe të nxehtë. Duke qëndruar në kovë, do mësosh të bëhesh alkimist.
Megjithatë, kjo është një luks për ty. Mban mend shtëpinë e parë? Një pa banjo? Çdo herë që të duhej të kryesh nevojat tua, duhej të dilje jashtë tek hangari i vogël!
A mund të tregoj një sekret? Kur mendoj tani për këtë kujtim, nuk ndihem fare keq. Për disa arsye, më mbush me ngrohtësi. Më jep guxim. Është një kujtim i bukur.
Mos u shqetë për atë që është brenda.
Vazhdo të jetosh jetën tënde në qiellin me diell, Pelado.
Sidoqoftë, cili është qëllimi për të patur postera të futbollit në murin tënd? Çdo dy ose tre vjet, sa herë që ndryshon puna e familjës tënde që nuk mund ta përballojë qiranë, ti duhesh lëvizësh në një vend të ri. Por, ti e din se çfarë është e bukur? Çdo vend i ri, pavarësisht se ku ndodhet, gjithmonë ka një copë toke jashtë. Ka gjithmonë një top përreth. Asnjë pronar në botë nuk mund ta marrë atë nga ty.
Gjëja më e rëndësishme në jetën tënde tani, nëse më kujtohet mirë, është Goli i Akullores.
Goli i Akullores është diçka magjike. Unë kam nevojë të flas me dikë në PSG në lidhje me Golin e Akullores. Është gjeniale. Është motivim i pastër. Ishte ideja e organizatorëve të ligës së të rinjve në Salto. Si mund të mbani një grup të fëmijëve gjashtëvjeçar të motivuar pa marrë parasysh se çfarë është rezultati i lojës?
Ju bëtë një rregull që fëmija që shënon golin e fundit të ndeshjes merr një akullore.
Rezultati mund të jetë 8-1. Nuk ka rëndësi. Është një garë kundër kohës që të jetë ai që shënon golin përfundimtar. Ndjenja e dëgjimit të fëshkëllimës të trajnerit kur ke shënuar Golin e Akullores… e pabesueshme. Gëzim i pastër. Do të marrësh një çokollatë? A do të merrësh një nga ato Mickey Mouse? Për gjithë ditën, ti je mbreti.
Ti nuk je një fëmijë nga kryeqyteti, kjo është e sigurt. Fëmijët nga Montevideo jetojnë në një botë tjetër. Kjo është një botë që ti madje nuk e din akoma se ekziston. Një botë e këpucëve Adidas, e shëtitjeve me veturë dhe e barit të gjelbër. Në Salto, është ndryshe. Për disa arsye, të gjithë fëmijët duan të luajnë zbathur. Ata fillojnë çdo ndeshje me këpucët e tyre, dhe nga gjysma e lojës, të gjitha këpucët janë të vendosura grumbull, dhe të gjithë janë duke vrapuar zbathur. Nëse i mbyll sytë, tani unë ende mund të ndiej pluhurin nën këmbët e mia. Unë ende mund të ndiej të rrahurat e zemrën, duke ndjekur topin, duke u përpjekur për të fituar akulloren.
Ti do t’i mbash këto ndjenja me vete gjithë jetën tënde, sepse je nga Amerika e Jugut. Ti vjen nga Uruguai. Vjen nga Salto. Jeton futbollin në një mënyrë tjetër. Bekimi dhe mallkimi për uruguajanët është se ne kurrë nuk mund të qetësohemi. Është historia e futbollit tonë dhe historia e vendit tonë. Kur uruguajënët veshin fanellën e tyre të futbollit, ata ndiejnë krenarinë e historisë së tyre.
Ne gjithmonë duhet të shkojmë, të shkojmë, të shkojmë. Dhe ti do të shkosh.
Cilat janë ëndrrat tua, Pelado?
Nuk mbaj mend saktësisht. Koha e ka bërë atë të vrenjtur.
A është ëndrra jote të luash në Montevideo, si Nando? Ti do ta bësh atë dhe do të ndihesh sikur e ke bërë atë në Ligën e Kampionëve.
A është ëndrra jote të luash në Evropë? Ti do ta bësh atë dhe do të fitosh para të mjaftueshme për të ndryshuar jetën e familjes tënde.
A është ëndrra jote të luash për ekipin kombëtar? Ti do ta bësh atë dhe do të kesh përvoja që do të bëjnë të qan me lot gëzimi dhe lot pikëllimi.
A është ëndrra jote të luash në Kupën e Botës? (Unë nuk do të shpalos atë për ty, unë vetëm do të them se Botërori është El Loco - Çmenduri.)
A është ëndrra jote të bësh shumë para dhe të vozitësh vetura të bukura dhe të fjesh në hotelet luksoze? Epo, Pelado, do t’i bësh të gjitha këto gjëra.
Por unë duhet të them - kjo nuk është ajo që domosdoshmërisht do të bëjë të lumtur. Ajo çfarë ke tani, si nëntë vjeçar, është diçka që më mungon shumë në moshën 31 vjeç. Ti nuk mund të një dush të nxehtë. Ti nuk ke as edhe një dollar në xhepin tënd. Madje, ti nuk ke akoma flokë të bukura.
Por ti ke diçka tjetër. Diçka që nuk ka çmim.
Ti ke lirinë tënde.
Si një fëmijë, jeton jetën me një intensitet dhe një pasion të pamundur për një të rritur. Duke u bërë më të vjetër, ne përpiqemi të mbajmë atë ndjenjë, atë që rrëshqet nga duartë tona. Ka shumë përgjegjësi. Shumë presion. Shumë jetë e jetuar brenda.
A e di se duket jeta, në të 31-tën?
Ti shkon nga një hotel në autobus për në qendrën e trajnimit. Pastaj, nga qendra e trajnimit në një autobus për në aeroplan. Pastaj nga aeroplani në një autobus tjetër. Pastaj nga autobusi në një stadium.
Në shumë mënyra, ti jeton një ëndërr. Dhe në shumë mënyra tjera, ti je një i burgosur i asaj ëndrre. Ti nuk mund të dalësh jashtë dhe të shijosh diellin. Ti nuk mund heqësh këpucët dhe të luash në fusha të baltës. Do të ndodhin gjëra që do ta bëjnë jetën tënde shumë të komplikuar. Është e pashmangshme.
Kur je një fëmijë, ke këtë iluzion se personi që është më i suksesshmi është ai me pasurinë më të madhe. Kur të rritesh, e kupton se personi që është më i suksesshmi është ai që ka mençurinë për të jetuar jetën.
Kur e bën atë si një profesionist, do të kesh gjithçka që mund të kesh ëndërruar ndonjëherë. Dhe për këtë ti duhesh të jesh jashtëzakonisht, jashtëzakonisht mirënjohës. Por unë duhet të jem i sinqertë me ty, Pelado. Ka vetëm një vend që mund të kesh ende liri të plotë. Ajo zgjat rreth 90 minuta, nëse je me fat.
Kur vesh këpucët e tua… pa marrë parasysh nëse jeni duke luajtur në fushat e baltës në Salto, ose në barin e gjelbër, ose para miliona njerëzve në Kupën e Botës ... Dua që ti t’i kujtosh fjalët e babait tënd.
Çfarë të thotë ai gjithmonë, para se të dalësh jashtë për të lozur?
Unë e di që ti i di fjalët.
Ai thotë: “Momenti kur ti e kalon atë vijën e bardhë dhe shkon në fushë, është vetëm futboll atje. Asgjë që po ndodh jashtë asaj vije të bardhë nuk do të ndihmojë ty me atë çfarë po ndodh brenda. Asgjë tjetër nuk ekziston.”
Nëse dëgjon këto fjalë, dhe me të vërtetë i beson ato në shpirtin tuaj, atëherë, edhe kur presioni është i pafund dhe madje edhe kur je duke luajtur para milionave ... do të del në fushë dhe do të ndjehesh madje sikur nuk je duke veshur këpucë.
Ti do ta ndjesh baltën nën këmbët tua të zhveshura.
Ti do ta ndjesh zemrën tënde duke rrahur jashtë gjoksit tënd, dhe do ta ndjekësh topin pas, si duke luajtur për trofeun më të madh në botë.
Sikur po luan për akullore.
Sinqerisht,
Edi