BEHAR MALIQI
Llapi shton përvojë me Maliqin
2 July, 2018 @11:27
Njëri ndër mesfushorët më me përvojë në Superligë të Kosovës, Behar Maliqi, që në 4 vitet e fundit mbrojti ngjyrat e Ferronikelit dhe u bë dy herë kampionë me atë skuadër, është zyrtarizuar si lojtar i ri i Llapit.
Njoftimin e ka bërë të ditur sot Llapi, derisa dje Maliqi kishte falenderuar tashmë ish-ekipin e tij për përkrahjen në vitet e fundit, pa bërë të ditur ku po shkon.
Maliqi 31 vjeç do të ribashkohet me Mentor Zhdrellën te Llapi, pasi vite më parë kanë qenë bashkë te Feronikeli. Ai ka nënshkruar kontratë një vjeçare me Llapin.