MAURIZIO SARRI
Javën tjetër zyrtarizohet në PremierLeague
1 July, 2018 @9:47
Trajneri i deritashëm i Napolit, Maurizio Sarri, me të filluar java tjetër, çdo ditë mund të zyrtarizohet si shef i shtabit teknik të Chelseat.
The Guardian, The Telegraph dhe disa media tjera angleze kanë bërë të ditur se nëse jo të hënën, në secilën ditë të ardhshme priteni që Sarri të emërohet pasardhës i Antonio Contes te Chelsea.
Kushti që kërkon kryetari i Napolit [Aurelio de Laurentiis] nga Chelsea është: 5 milionë euro dëmshpërblim; dhe t’i lë rehat Elseid Hysajn dhe Raul Albiolin te Napoli, kur u afrohet fundi i kontratës.