SULMUESI I SHQIPËRISË
Manaj në ligën e dytë spanjolle
30 June, 2018 @19:32
Sulmuesi i Shqipërisë, Rey Manaj, është shitur nga ekipi i tij, Inter, në drejtim të ekipit spanjoll Albacete.
Njoftimin e ka bërë të ditur Sky Sport Italia, ndërsa 21 vjeçari ka nënshkruar kontratë 5 vjeçare me ekipin nga Segunda Divisioni i Spanjës.
Manaj është pjesë e Interit prej vitit 2015, ndërsa ka qenë i huazuar në Cremonese, Pescara, Pisa dhe së fundi në Granada - duke mos arritur të gjejë vend në ekipin neroazzurr.
Shuma e dëmshpërblimit të paguar nga Albacete nuk është bërë e ditur.