MALMO
Rivali i Dritës, me dy shqiptarë në ekip
30 June, 2018 @16:01
Malmo, kampioni i Suedisë, që është rivali i radhës i Dritës në Ligë të Kampionëve është ekip me shumë përvojë.
Ndërsa, në ekip ka edhe dy futbollistë të rinj me origjinë shqiptare. Të dy janë të lindur në Suedi, ndërsa në mbrojtje luan Egzon Binaku, që ka 10 paraqitje për ekipin këtë vit.
Në mesfushë është 18 vjeçare Laorent Shabani, i cili ende nuk ka paraqitje për ekipin e parë, prej se arritur aty nga juniorët e Malmos.
Drita do të jetë nikoqire e Malmos më 10/11 korrik në “Adem Jashari” të Mitrovicës, ndërsa një javë më vonë, do të udhëtojë për në Suedi.
Drita ka kaluar Santa Coloman e Andorrës dhe Lincolin e Gjibraltarit për të arritur në fazën e parë kualifikuese të Ligës së Kampionëve.