GRUPI G: ANGLIA-BELGJIKA
Januzaj me supergol, njofton anglezët me humbje
28 June, 2018 @21:56
Në duelin që vendosi fituesin e Grupit G, ndërmjet Anglisë dhe Belgjikës, vendimtar ka qenë krahu me origjinë shqipe që reprezenton belgët, Adnan Januzaj.
Januzaj, që mori rolin e startuesit sot nga Roberto Martinez është treguar të jetë vendimtar në përballje, ndërsa Belgjika ka vulosur fitoren dhe tashmë do të ketë punë me Japoninë në të tetën e finales.
Anglia në anën tjetër, nuk tregoi shumë dhe u pajtua me humbjen dhe vendin e dytë në grup, duke shkuar përballë Kolumbisë në të tetën e finales.