EUROPA - PRISHTINA
Goli si mysafir jep shpresë
28 June, 2018 @19:50
Prishtina ka shënuar barazimin e parë në një garë të UEFA-së sot. Bardhekaltërit kanë barazuar ndaj Europës nga Gjibraltari 1-1 për të marrë avantazhin e golit si mysafir për përballjen e radhës.
Ka qenë sulmuesi i ri i Prishtinës, i ardhur nga Liria, Meriton Korenica, që ka shënuar golin e barazimit për ekipin e Mirel Josës, pasi që vendasit kishin ardhur në epërsi përmes një penalltie me golin e shënuar nga Enrique Carreno.
Deri në fund, tentimet e skuadrave ishin të zbehta për të bërë më shumë në fushë, ndërsa rezultati 1-1 i jep një avantazh të lehtë fituesit të Kupës së Kosovës për përballjen e javës së ardhshme, kur luan si vendas.