DITARI RUS (13)
Shkapërderdhja gjermane
Shkruan: LUAN MORINA
28 June, 2018 @15:19
Epo, kaq ishte për gjermanët.
PA IDE
Ekip pa ide, pa lider, për të cilën pozitën më së shumti vepronte Joshua Kimmich! Muller i menjanuar anash, ngjashëm si Ozil në anën tjetër, me Kroosin që shfaqte dëshirë për të marrë përmendën. Sulmet ‘hendbollistike’ që dëmtonin ekipin me kundërsulmet e kundërshtarit. Gjermania u shkapërderdh, ashtu siç e meritonte. Dhe hierarkia e vendosur në krye duhet të largohet, jo vetëm Low. E as ky nuk është i sigurt që do të largojë.
Nëse asgjë, Son ndoshta do të lirohet nga ushtria me atë golin e fitores. Tekefundit nuk është ndonjë gjë e madhe për koreanët. Kanë eliminuar Spanjë, Itali, e tashti (më në fund me plotë mëritë) Gjermaninë.
EKIPI SUEDEZ PA IBRAHIMOVICIN
Për herë të parë në shumë vite, Suedia po luan si ekip. Dhe disa ekipe pa lider, pa dikë që dëshiron të bëhet lider janë më të mira.
Kështu ndodh me ekipet si Tunizia, Maroku, e edhe Arabia Saudite. Për këtë arsye edhe Egjipti dështoi – duke u bazuar më shumë se që duhet tek lideri! Meksika janë më të mirë se të mërkurën! Me Brazilin do të jetë interesante të shohim se si do t’ia bëjnë. Nuk janë për t’u konsideruar autsajderë.
BLERIM XHEMAJLI
Mbrëmja ishte e lehtë, e qetë, asgjë befasuese. Zvicra humbi pozitën e parë, por më mirë e kanë me Suedinë se sa me Meksikën. Është parë ashiqare që shumica e ekipeve evropiane kanë problem me ekipet jugamerikane dhe qasjen e tyre në lojë. Kam frikë që tashmë e kanë luajtur finalen katërshja jonë, dhe nëse nuk rigjejnë motivimin, atëherë Suedia do të kalon në çerekfinale.
Coutinho është lojtari më produktiv tek Brazili. Dhe asgjë ma shumë se një lëndim i Neymarit s’do të ndihmonte këtë Brazil të ec tutje. Lëndimi i Danilos është më ‘sakatosës’ se sa lëndimi i Marcelos.
DITA KUR VENDOSIN KARTONËT
Sonte, belgët edhe anglezët do të luajnë për të humbur. I dyti nga ky grup, pa marrë parasysh me kë takohen në rrethin e parë eliminator. Në çerekfinale takohen me fituesin e ndeshjes ndërmjet Suedisë e Zvicrës. E në gjysmëfinale dikush ndërmjet Rusisë, Spanjës, Kroacisë, e Danimarkës.
Fituesi i grupit, në gjysmëfinale ka Argjentinën, Francën, Portugalinë, e Uruguain. E në çerekfinale, Brazilin ose Meksikën. Kuptohet, nëse nuk eliminohen nga dikush prej grupit H.