JUGKOREANI
Prej Botërorit në Premier Ligë
29 June, 2018 @19:59
Kapiteni i reprezentacionit të Koresë Jugore, Ki Sung Yueng, është lojtar i ri i Newcastle Unitedit, ka bërë të ditur faqja zyrtare e ekipit në fjalë sot.
Yeung 29 vjeç ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me ekipin e laraskave, ndërsa vjen nga Swansea pa dëmshpërblim, pasi që i ka skaduar kontrata me ekipin e tij të fundit.
“Ai është kapiten i shtetit të vetë, karakter i mirë dhe shtesë e mirë në skuadër. Jam i lumtur që Ki do të vjen në klubin tonë. Ai ka përvojë edhe në Premier Ligë edhe në arenën ndërkombëtare,” ka thënë Rafa Benitez, trajneri spanjoll i ekipit me rastin e prezentimit të Ki Sung Yuengut në ekip.