KOLUMBIA - ANGLIA
Anglia mbijeton penalltitë
3 July, 2018 @22:37
Dueli që nuk kishte gol në pjesë të parë, në pjesë të dytë solli dramë dhe atë vetëm falë Yerry Minas, që barazoi në kohën shtesë për të çuar ndeshjen në vazhdime.
Harry Kane i dha avantazhin Anglisë me penalltinë e fituar në fillim të pjesës së dytë, 1-0.
Kur mendohej se ndeshja po kryhej dhe Anglia po shkonte përpara, ka qenë qendërmbrojtësi Yerry Mina që ka shënuar golin e tretë të tij këtë Botëror dhe ka barazuar rezultatin në minutën e 90+3 të ndeshjes, 1-1.
Ndeshja shkoi në vazhdime dhe morri rekord numër kartonash në këtë Botëror, 8. Por fituesi u desht të përcaktohet pas penalltive. E aty, Anglia doli të jetë më precize për të shënuar fitore 4-3 në fund dhe për të siguruar çerekfinalen, ndaj Suedisë.
PENALLTITË:
KOLUMBIA | ANGLIA | ||
Radamel Falcao | GOL | GOL | Harry Kane |
Juan Cuadrado | GOL | GOL | Marcus Rashford |
Lucas Muriel | GOL | mbron portieri kolumbian | Jordan Henderson |
Andres Uribe | shtylla | GOL | Kevin Trippier |
Carlos Bacca | mbron portieri anglez | GOL | Eric Dier |