SUEDIA - ZVICRA
Një gol mjaftoi për çerekfinale
3 July, 2018 @17:55
Një gol, i shënuar me fat, pasi që Manuel Akanji devijoi shutin e Emil Forsbergut drejt portës, ka mjaftuar për Suedinë e çeliktë në mbrojtje për të arritur çerekfinalen e Botërorit Rusia 2018.
Ndeshja ndërmjet Suedisë dhe Zvicrës kaloi në dominim të Zvicrës, por pa ndonjë rast konkret që vlen të përmendet, përveç disa gjysmërasteve.
Xherdan Shaqiri ishte më i angazhuari te Zvicra, derisa kapiteni Valon Behrami komandonte mesfushën zvicerane - por më kot.
Suedia tashmë është në tetëshen më të mirë të kampionatit dhe pret fituesin e ndeshjes ndërmjet Kolumbisë dhe Anglisë, derisa zviceranët, kthehen në shtëpi.