POLONIA DO TË KETË SELEKTOR TË RI
S’i vazhdohet kontrata pas eliminimit
3 July, 2018 @14:20
Pas eliminimit nga Kampionati Botëror “Rusia 2018”, selektorit polak, Adam Nawalka, nuk do t’i vazhdohet kontrata që do të thotë se ai më nuk do të jetë selektor i reprezentacionit.
Njoftimin e ka bërë të ditur Federata e Futbollit të Polonisë, ndërsa Polonia nuk ka arritur të kalojë grupin në Botëror, ku para saj përfunduan Kolumbia, Japonia dhe Senegali.
“Do të ndërtojmë reprezentacionin në një mënyrë të re,” ka thënë Zbigniew Boniek, zyrtar i Federatës polake, në momentin kur dha lajmin për mosvazhdimin me Nawalkan.