PRISHTINA - EUROPA
Fitore rekorde për kualifikim
5 July, 2018 @21:00
Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë, Prishtina ka shënuar fitore më të lehtë se që pritej ndaj skuadrës së Europës në Kosovë, për ta kaluar kështu raundin preliminar në UEFA Europa League.
Në “Adem Jashari” të Mitrovicës kryeqytetasit zhvilluan një ndeshje mjaft të mirë, duke realizuar plot 5 herë dhe duke e mbyllur takimin me fitore 5-0.
Dy herë shënoi Armend Dallku e ndërsa nga një herë shënuan Gauthier Mankenda,Ahmed Januzi dhe Mërgim Pefqeli për t’ia mundësuar kështu skuadrës bardhekaltër fitoren dhe kalimin në fazën tjetër, fazë në të cilën kryeqytetasit do të përballen me skuadrën nga Luksemburgu Fola.