RISI NË MITROVICË
Trepça’89 prezanton 3 përforcime
6 July, 2018 @19:10
Ish-kampionja e Kosovës, Trepça’89, ka bërë prezantimin e 3 përforcimeve të reja në skuadër, për stinorin 2018/19.
Sulmuesi maqedonas, që ka luajtur më parë për Sileksin, Antonio Bujchevski, pastaj mesfushori shqiptar Renato Hyshmeri, që ka qenë më parë pjesë e Elbasanit si dhe talenti i KEK-ut, Arlind Shabani, janë lojtarët e ri të ekipit mitrovicas - ka bërë të ditur klubi.
Trepça’89 aktualisht drejtohet nga trajneri Gugash Magani dhe pritet që të jetë ndër kandidaët serioz për titull në stinorin që vjen. ‘89shi ka qenë ekipi i parë kosovar që ka marrë pjesë në kualifikime të Ligës së Kampionëve.