LLOGARIA
Gjërat komplikohen, shpresat te Portugalia
8 September, 2015 @20:29
Përzgjedhësi italian i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, pas humbjes së regjistruar nga Portugalia, që ka qenë e para në Grupin I kualifikues për EURO 2016 ka thënë se gjërat janë komplikuar tani për kuqezinjtë.
“Rezultati është i rëndë. Humbja i komplikoi gjërat, pasi Portugalia tashmë është kualifikuar. Shpresojmë që ata të luajnë për fitore ndaj Danimarkës në ndeshjen tjetër,” ka thënë De Biasi ndër të tjera.
Shqipëria është në vendin e tretë të Grupit I kualifikues për EURO 2016 me një pikë më pakë se Danimarka e dyta dhe katër më pak se Portugalia lidere.