MUNDËSIA

Gjilani, dështon të bëhet lider
25 October, 2015 @15:54
Gjilani nuk ka arritur të shfrytëzojë rastin dhe të bëhet lider i Superligës sot me një fitore potenciale ndaj Prishtinës.
Përkundër rasteve që i patën, kuqebardhët kanë mbetur pa fitore ndaj Prishtinës në të gjitha përballjet e elitës së futbollit.
Gjilani ka pasur rastet e veta përmes Isa Emnihazirit, derisa te bardhekaltërit janë dalluar Shend Kelmendi e Gentrit Begolli me raste - por pa sukses.
Gjilani arrin vetëm vendin e dytë me këtë barazim, derisa Sami Sermaxhaj, trajner i ri i Prishtinës, debutoi me barazim te ekipi i tij.