ARSENAL

REUTERS/Arkiv
Pas 18 muajve në krye
25 October, 2015 @12:12
Fitorja e djeshme ndaj Evertonit ka bërë Arsenalin lider të Premier League për herë të parë pas 18 muajve.
Për herë të fundit Arsenal ka qenë në krye të tabelës më 20 shkurt të vitit 2014.
E a do të qëndrojë aty deri në xhiron tjetër, mbetet të shihet pas derbit të Manchesterit, që zhvillohet sot.
Arsenal ka kaluar një javë perfekte, duke mposhtur Watfordin si mysafir xhiron e kaluar, pastaj Bayernin në mesjavë dhe Evertonin dje.