BOLEYN GROUND

Viktima e radhës, Chelsea!
24 October, 2015 @17:59
West Ham United ka shënuar fitoren e radhës ndaj ekipeve të mëdha në Premier League. Sot në derbin e Londrës ra Chelsea, duke u mposhtur 2-1 nga ekipi që ka marrë pamje tjetër me ardhjen e Slaven Bilicit.
Chelsea nga minuta e 44-të e ndeshjes luajti me një lojtar më pak në fushë pas përjashtimit të serbit, Nemanja Matic, me dy kartona të verdhë nga ndeshja.
West Ham aktualisht është në pozitën e dytë të tabelës, derisa të zhvillohen ndeshjet tjera të kësaj xhiroje, derisa Chelsea - besoni ose jo ka regjistruar disfatën e pestë nga 10 xhirot e para të stinorit.
All Goals | West Ham United 2-1 Chelsea 24.10… by EuropeanLeagueLiveGoal