Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRIZREN

Liria, përsëri barazon

Liria, përsëri barazon


25 October, 2015 @15:25

Liria ende nuk ka shënuar fitore nën drejtimin e trajnerit të ri Erdogan Celina. Barazimi i radhës për prizrenasit ka qenë i pashmangshëm, pasi që portieri i Hajvalisë, Petrit Tahiri është treguar në formë sot për të mbrojtur rastet ideale të bardhezinjëve. 

Në fakt, në pjesën e parë Hajvalia është treguar në disa raste më e rrezikshme, por Liridon Leci ka hasur në Armend Ruxhin e gatshëm në zonë. 

Florim Bërbatovci, Valon Bytyçi dhe Alban Dylazeka kanë pasur rastet më të mira për Lirinë - derisa Tahiri i Hajvalisë ka qenë në vend. 

Me fillimin e pjesës së dytë ekipi i Ismet Munishit ka provuar përmes Berat Hysenit, pastaj Semir Zenelit e Fuad Karabegut, por mbrojtja e vendasve në Përparim Thaçi është treguar e vëmendshme. 

TABELA AKTUALE

Tani, Liria është ekipi me më së shumti barazime në Superligë - gjashtë, derisa Hajvalia ka regjistruar barazimin e parë të stinorit. 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga