Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TRANSFER

Gjilani hat-trick me përforcime

Gjilani hat-trick me përforcime


31 January, 2021 @20:09

Skuadra e Gjilanit ka zyrtarizuar tre përforcime menjëherë.

Qëndrim Dautaj, Ardin Dallku dhe Drin Govori, janë futbollistët të cilët sot kanë nënshkruar kontrata me Gjilanin, ka njoftuar faqja e klubit.

Për Dautajn kjo do të jetë rikthim në skuadrën gjilanase, për të cilën ka luajtur para se të transferohej te Besa dhe më pas te Vëllaznimi.

Ndërsa Ardin Dallku, vëllai i vogël i Armend Dallkut, së fundi ka qenë pjesë e Shkëndijës së Tetovës.

Transferi i tretë, Govori, është futbollist premtues dhe është transferuar nga skuadra e Skënderbeut.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga