FERONIKELI - GJILANI

FOTO / Gjilani
Gjilani i rikthehet fitoreve, gara për titull shumë e fortë!
4 July, 2020 @18:56
Pas barazimit ndaj Llapit në shtëpi xhiron e kaluar, Gjilani sot ka shënuar një fitore mjaft të rëndësishme në garën për titull, duke e mposhtur Feronikelin në Drenas.
Ndeshja e zhvilluar në “Rexhep Rexhepi” u mbyll me rezultat 0-2 për gjilanasit (Sebino Plaku 23’, Muhamed Useini 70’).
Sebino Plaku i mysafirëve në minutën e 23’ të ndeshjes ishte ai që e hapi serinë e golave në këtë takim, e që nga ai moment gol më nuk pati deri në minutën e 70’ të ndeshjes. Ishte Muhamed Useini ai që në këtë minutë shënoi për 0-2 pas një gabimi të portierit Troshupa të vendasve, për ta mbyllur kështu ndeshjen me rezultatin përfundimtar 0-2.
Në fakt, portieri Troshupa “luajti rol” edhe në golin e parë të pranuar të skuadrës së tij, e për këtë ai u zëvendësua nga loja në minutën e 78’ të ndeshjes. Duke e bartur ndjenjën e fajit për dy golat e pësuar, largimi nga loja u përcoll mes lotëve nga vetë portieri në fjalë.
Me Feronikelin që nuk ka më gjasa reale për titull, Gjilani në anën tjetër mbetet ende në garën tejet të ngushtë për titull bashkë me Ballkanin, Dritën e Prishtinën.
ARBËRIA

FOTO / Arbëria
19 January, 2021 @22:54
Skuadra e Arbërisë u mposhtë nga skuadra ruse Akhmat me rezultat 3-1. Kjo ndeshje është luajtur në sistemin prej 3…
PRISHTINA

FOTO / Prishtina
19 January, 2021 @20:34
Prishtina do të ndeshet me Dritën më 23 janar në kuadër të Superkupës së Kosovës. Më pas skuadra e Prishtinës…
PRISHTINA

19 January, 2021 @20:30
Prishtina sot ka mbërritur në Antalya për fazën përgatitore. Te Prishtina nuk udhëtuan Oto John dhe Gauthier Mankenda për shkak…
PRISHTINA

FOTO / Prishtina
19 January, 2021 @20:22
Skuadra e Prishtinës udhëtoi sot në Antalya për fazën përgatitore të dimrit. Prishtina sot gjithashtu ka mbajtur stërvitjen e parë…
DRENICA

19 January, 2021 @20:07
Skuadra e Drenicës ka shtuar në skuadër lojtarin brazilian, Jose Denisson. 23 vjeçari Denisson, së fundi ka qenë pjesë e…