Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FERONIKELI - GJILANI

Gjilani kalon lehtë Feronikelin, bashkëkryeson

Gjilani kalon lehtë Feronikelin, bashkëkryeson


20 February, 2022 @16:07

Skudra e drejtuar nga Ismet Munishi, Gjilani, ka arritur të shënojë fitore të rëndësishme sot për të arritur në pozitë të bashkëkryesuesit të Superligës, pasi që mposhti Feronikelin në Drenas me rezultat 1-3 [Ibrahim Cervadiku 87 - Blerim Krasniqi 9, Arbër Prekazi 79, Edison Kqiku 82].

Dominimi i Gjilanit është vërejtur pothuajse gjatë gjithë ndeshjes, derisa vendasit e “dorëzuar” nga Superliga tashmë, po luajnë me lojtarë të rinj të skuadrës, për të cilën duket se po luftojnë shumë.

TABELA AKTUALE E SUPERLIGËS

Por, në anën tjetër përvoja e Gjilanit nuk lejonte shumë kalkulime dhe në 12-minutëshin e fundit vendasit ranë, derisa Prekazi e Kqiku vulosën fatin e takimit pas golit të hershëm të shënuar nga Krasniqi, që ishte asistuar nga Augustin Torassa.

Deri në fund, Feronikeli shënoi golin e nderit, ku Ibrahim Cervadiku i solli një gëzim Faruk Elshanit në fund, për 1-3 përfundimtare.

Gjilani tash ka pikë të njëjta me Ballkanin lider, ndërsa kanë lënë pas Dritën. E Feronikelin, vetëm mrekullia mund ta shpëtonte nga rënia.

 

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga