Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GJILANI 2-0 ULPIANA

Gjilani mbanë hapin, ndjek liderin

Fotot: SCGjilani/fb

Gjilani mbanë hapin, ndjek liderin


6 March, 2022 @21:48

Pas pjesës së parë pa gola, por me disa raste të mira për të shënuar, Gjilani ka gjetur rrjetën e Ulpianës rezistente në pjesë të dytë.

Ka qenë Gerhard Progni që shënoi një krosim-gol, i ndihmuar nga mosmarrëveshja e mbrojtjes së mysafirëve, për të zënë në befasi portierin nga krosimi i gjuajtjes së lirë.

Më pas, një pasim tepër i mencur i Muhamed Useinit, bëri që Shend Kelmendi të shënojë për fitoren e Gjilanit 2-0 [Gerhard Progni 54, Shend Kelmendi 75].

Gjilani ka pasur më shumë se loja sot, u treguan edhe më kërkues, por assesi të arrinin te goli derisa në skenë doli Progni me krosimin e tij. Pas kësaj, loja u bë edhe më e mirë, ndërsa ekipi i drejtuar nga Ismet Munishi shkonte drejt fitores së sigurt.

Në fund të ndeshjes, Gjilanit iu anulua një penallti nga VAR, ndërsa pas fitores së shënuar sot, mbetet dy pikë larg kryesuesit Ballkani.

Ulpiana, tashmë e rrezikuar për rënie direkte nga Superliga pas fitoreve të rivalëve në luftë për mbijetesë dhe një humbje e rëndësishme, e lojtarit Argjent Mustafa, që la gjithcka në Kosovë për një jetë më të mirë në Evropë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga