Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

QETËSI NË GOLA, REZULTATI I KONVENOI GJILANIT

Gjilani mbetet larg Prishtinës me rezultatin e sotëm

Foto: FCPrishtina/ fb

Gjilani mbetet larg Prishtinës me rezultatin e sotëm


9 March, 2023 @15:13

Përkundër insistimit, Prishtina nuk ka arritur të thyejë Gjilanin sot, ndërsa rezulati përfundimtar prej 0-0 i konvenoi ekipit të Zekirija Ramadanit që mbetet ende komod në rrugëtimin e radhës për gara evropiane!

Tri raste të mira i kishte Prishtina vetëm në pjesë të parë, por asnjëra s’kaloi Enea Koliçin në portë, derisa Mërgim Pefqeli (8), Kushtrim Gashi (12) dhe Leotrim Kryeziu (44) provuan mundësitë për gol.

Endrit Krasniqi @ Prishtina

TABELA AKTUALE

Në pjesë të dytë Gjilani pak më i organizuar nuk lejoi raste të shumta të mysafirëve, por në anën tjetër s’është edhe që arriti të rrezikojë diçka më shumë portën e ekipit të Ismet Munishit, derisa në fund rezultati përfundimtar i konvenoi pasi që mbajti distancën prej 7-pikëve mes tyre, që duket të jetë lufta e dy skuadrave që kërkojnë rrugën evropiane nga kampionati.

Gjilani ka 39 pikë nga 24 ndeshje, ndërsa Prishtina 32 pikë. Në xhiron e radhës ekipi i Gjilanit do të ketë derbin e madh ndaj Dritës, ndërsa Prishtina pret Malishevën.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga