DUELI I NXEHTË
Gjilani merr kreun
11 March, 2016 @15:23
Një ndeshje tejet interesante dhe me plot emocione, kartona e ndërprerje është zhvilluar në “Ferki Aliu” të Vushtrrisë sot, për të nxjerrë Gjilanin fitues, të cilët morën kreun e tabelës me tre pikë të fituara.
Raste të panumërta nga të dyja palët në një terren paksa të rënduar në pjesë të parë, ku për Vushtrrinë u dalluan Daut Maxhuni e Bajram Zuqaku, derisa për mysafirët Gëzim Rusi e Egzon Shabani.
E në pjesë të dytë Shabani me një goditje maestrale qëlloi portën vushtrriase për t’ia dhënë epërsinë ekipit të Bylbyl Sokolit.
Pas këtij goli pasoi nervozizmi te vendasit që shpejt morrën dy kartona të kuq: Prekopuca dhe Endrit Latifi. Pastaj u ndërpre ndeshja pasi që disa tifozë u futën në fushë. Rinisi ndeshja derisa Gjilani humbi disa super-raste për të vulosur fitoren dhe për t’i dhënë rast ideal mysafirëve përmes Traores që nuk shënoi dhe erdhi fishëkllima e fundit e gjyqtarit.
Vushtrria tashmë është në rrezik të madh nga rënia, derisa Gjilani mbetet kandidat për titull.